Kryebashkiaku i ri i Nju-Jorkut kërkon të paguhet në Bitcoin

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 10:07 | Bota
Kryebashkiaku i ri i Nju-Jorkut kërkon të paguhet në Bitcoin

Kryebashkiaku i sapozgjedhur i Nju-Jorkut, Eric Adams gjatë një interviste pas fitores së zgjedhjeve është shprehur se do të pëlqente që të paguhej në Bitcoin.

Ish-kapiteni i policisë, i cili do të zëvendësojë në detyrë Bill de Blasio, u shpreh se kërkesa e tij kishte si qëllim të jepte një sinjal se kishte si synim ta kthente Nju-Jorkun në qendrën e industrisë së kriptovalutave.

Komentet e Adam vijnë pas deklaratës së kryebashkiakut të Miamit, Francis Suarez, i cili më herët, po ashtu ka kërkuar që pagesat e para t'i marrë në monedha virtuale.

Megjithatë, të dyja këto deklarata kanë shërbyer si reklamë për Bitcoin duke rritur edhe më tej vlerën e saj në bursa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos