Dy persona që mendohet të kenë qenë trafikantë droge u vranë me armë zjarri në një hotel me 5 yje në Kankun, i frekuentuar më së shumti nga turistët amerikanë.
Të shtënat u regjistruan rreth mesditës së të enjtes në zonën e plazhit në resortin “Hyatt Ziva Riviera Cancun” në Meksikë në një kohë kur po mbahej një event i komunitetit LGBTQ.
Turistët në panik pas të shtënave vrapuan të strehoheshin në dhoma dhe shumë prej tyre u fshehën në katin e parë të hotelit ku u pajisën me sende të forta nga anëtarët e stafit për t’u mbrojtur.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi si pasojë e konflikteve mes grupeve rivale të drogës dhe siguroi se asnjë person tjetër nuk mbeti i plagosur në këtë incident. (A2 Televizion)