
Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar disa ditë më parë gjatë vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Prishtinë, kreu i qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka mbërritur sot në Tiranë.
Avdullah Hoti e nisi vizitën e tij me një pritje në Pallatin e Brigadave, e organizuar nga kryeministri Rama me të cilin do të zhvillojë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 11:15.
Më pas kreu i qeverisë kosovare do të takohet me radhë me kreun e Kuvendit, presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe liderin e opozitës Lulzim Basha. (A2 Televizion)