Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 14:51 | Aktualitet
Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

Me 108 vota pro në Parlament, Arben Shehu është zgjedhur si kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Miratimi në Kuvend ishte paralajmëruar, pasi më 25 qershor Komisioni Parlamentar i Ekonomisë votoi me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim kandidaturën e Arben Shehut si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ky është propozimi i katërt që Meta dërgoi në Kuvend për këtë post. Më herët, mazhoranca ka rrëzuar kandidaturat e Vitore Tushës, Bahri Shaqirit dhe Petraq Milos.

Arben Shehu ka një eksperiencë 15-vjeçare në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos