Kryeministri Kurti emëron ministrin e ri serb

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 10:31 | Kosova
Kryeministri Kurti emëron ministrin e ri serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar politikanin serb, Nenad Rashiq, në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Nenad Rashiq do të zëvendësojë në këtë detyrë Goran Rakiç, i cili u largua nga drejtimi i ministrisë pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e Kosovës. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rakiç kishte kandiduar me partinë e tij Partia Progresive Demokratike.

Në fund të nëntorit, zyrtarët serbë u larguan në shenjë proteste nga institucionet për të kundërshtuar vendimin e kryeministrit Kurti për targat. Nisur nga kjo gjë, presidentja Osmani caktoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 18 dhjetor në 4 komunat në veri të Kosovës.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos