Ngjarje e rëndë në Kosovë, burri vret gruan shtatzënë në oborrin e spitalit

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 19:36 | Kosova
Ngjarje e rëndë në Kosovë, burri vret gruan

Një burrë ka vrarë ish-gruan e tij shtatzënë në oborrin e spitalit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen, duke saktësuar se bëhet fjalë për një grua 35-vjeçare, e cila ishte në pritje për të lindur.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e gruas.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, tha Ahmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos