Kryeqyteti e kërkonte, Albion Marku zyrtarizohet tek Teuta  

Nga A2 CNN
30 Gusht 2022, 12:25 | Futboll
Kryeqyteti e kërkonte, Albion Marku zyrtarizohet tek Teuta  

Tirana e Partizani e kërkonin, por në fund Albion Marku zgjedh Teutën për të vijuar karrierën e tij.

Ka qenë vetë klubi durrsak që me anë të një postimi, njoftoi tifozët bregdetar për dy afrimet e fundit në merkaton e verës. I pari është një emër i njohur i futbollit shqiptar si Albion Marku, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Partizanit, ndërsa më parë ka mbajtur veshur dhe fanellën e Laçit.

Mbrojtësi anësor, i cili është pjesë dhe e kombëtares së Shpresave kuqezi, pritet të jetë një pikë kyçe për skuadrën e Renato Arapit, që këtë sezon është ndërtuar më së shumti tek djemtë e rinj dhe premtues për të ardhmen. I tillë është dhe futbollisti tjetër i afruar, Devid Fejzulla. Mesfushori 19-vjeçar vjen në formë huazimi nga Dinamo dhe konsiderohet një alternativë e mirë për Karabecin në mesfushë.

Teuta nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin, pasi në dy ndeshjet e para ka marrë vetëm 1 pikë, pas humbjes me Laçin dhe barazimit me Bylisin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos