“Të tërhiqet Berisha”, Rithemelimi: Nuk është koha për ultimatume nga të emëruarit e të shkarkuarve

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 22:15 | Politikë
“Të tërhiqet Berisha”, Rithemelimi: Nuk është

Pas deklaratës së Enkelejd Alibeajt, i cili pas dorëheqjes së Lulzim Bashës kërkoi edhe tërheqjen e Sali Berishës, ka reaguar Komisioni i Rithemelimit.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Rithemelimi thekson se kjo nuk është koha e duhur për ultimatume.

https://a2news.com/2022/03/21/lulzim-basha-jep-doreheqjen-nga-posti-i-kryetarit-te-partise-demokratike/

“Akti i fundit i Lulzim Bashës, i shkarkuar me votën 4446 delegatëve në Kuvendin historik të Partisë Demokratike të datës 11 dhjetor 2021, dhe me votën e 44 mijë anëtarëve të PD-së në referendumin e 18 dhjetorit, shënon largimin e tij të zvarritur pa fund, pa asnjë lloj argumentimi dhe asnjë marrje përgjegjësie. Me gjithë këtë, kjo është një mundësi e mirë për të bashkuar demokratët përmes institucionit të votës së lirë. Tani nuk është koha për të nxjerrë “ultimatume” apo deklarata të pavotuara nga të emëruarit e të shkarkuarve”, lexohet në deklaratën e Rithemelimit.

“Të emëruarit e vulës, të shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit 2021, po kërkojnë të luajnë me bllofin duke besuar se mund të mbajnë peng simbolet e PD-së e duke vënë kushte sipas filozofisë së të dorëhequrit apo nga të emëruarit e tij në PD-në e vulës. Tani nuk është koha për thellimin e përçarjes, por për fillimin e një procesi të hapur, të sinqertë dhe përbashkues, i cili sigurisht kalon vetëm përmes votës së lirë të demokratëve”, shton Rithemelimi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/21/caktohet-drejtuesi-tranzitor-i-partise-demokratike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos