Kthjellime e vranësira në të gjithë vendin, pasditja sjell reshje në veri

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2021, 08:17 | Aktualitet
Kthjellime e vranësira në të gjithë vendin, pasditja sjell

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin ndërsa priten vetëm reshje të përkohshme në zonat perëndimore. Pasditja lokalizon reshjet në veri, ndërsa vetëm momente të shkurtra me pika shiu do të ketë në jug dhe zonat lindore.

Temperaturat rriten lehtë në mëngjes duke shënuar minimumin prej 5-6°C, ndërsa maksimumi i mesditës do të qëndrojë rreth 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe shpesh mesatare nga drejtimi jugor paradite ndërsa gjatë pasdites dhe në vijim era merr drejtim lindor ndërsa dallgëzimi në brigjet detare ngjitet në 2-3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos