
Edhe pse e kishin siguruar biletën në Botërorin e vitit 2022 në Katar, Brazili dhe Argjentina as këtë herë nuk falën dhe bënë detyrën e tyre.
Skuadra e Seleçaos mposhti 4-0 Paraguain në shtëpi, duke treguar dhe një herë se jo më kot kryeson kampionatin.
Pjesa e parë përfundoi me avanatzhin minimal të vendasve, kur Raphinha tundi rrjetën në minutën e 28.
Ndërsa në të dytën, spektakli sapo kishte filluar. Coutinho, Antony dhe Rodrigo shënuan dhe 3 herë të tjera, duke blinduar kështu fitoren 4-0.
Nga ana tjetër, edhe Argjentina mposhti minimalisht 1-0 Kolumbinë. Heroi i skuadrës ishte pa dyshim Martinez, që pas shumë tentativash arriti ta dërgojë topin në rrjetë. Pas këtyre fitoreve, Brazili vijon të mbetet në vendin e parë me 39 pikë, 4 më shumë se Argjentina e vendit të dytë, por janë shkëputur me 10 pikë nga Ekuadori i vendit të tretë. (A2 Televizion)