Kufiri detar, Greqia dhe Shqipëria përshpejtojnë negociatat për marrëveshje në Hagë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 19:28 | Politikë
Kufiri detar, Greqia dhe Shqipëria përshpejtojnë negociatat

Greqia dhe Shqipëria janë gati të përshpejtojnë negociatat për një marrëveshje arbitrazhi për arritjen e një zgjidhje mbi caktimin e zonave përkatëse detare përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, pas zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri. Kjo u deklarua nga kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis.

Çështja u diskutua midis dy udhëheqësve përpara fillimit të Samitit të NATO-s në Bruksel të hënën, së bashku me marrëdhëniet greko-shqiptare dhe kursin evropian të Ballkanit Perëndimor, për të cilin kryeministri Kyriakos Mitsotakis përsëriti mbështetjen e palëkundur të Greqisë.

Burime qeveritare për mediat greke bëjnë të ditur se Rama falënderoi kryeministrin grek për dhurimin e 20,000 vaksinave që u dorëzuan të hënën në Shqipëri.

Mitsotakis përsëriti gjithashtu "interesin e palëkundur të Greqisë për pakicën greke etnike në Shqipërinë e Jugut, si dhe përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka kërkuar nga Shqipëria për përparimin në bisedimet e saj të pranimit", tha zyra për shtyp e kryeministrit grek. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos