
Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se ka parandaluar një krim në familje teksa ka vënë në pranga një 42-vjeçar në fshatin Vilëz në Zall Bastar.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet A. V. në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës).
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë. (A2 Televizion)