Kujtohet ngritja e flamurit në Gurin e Kamjes

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 20:49 | Aktualitet

109 vjet më parë, 4 muaj para shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, Flamuri kuq e zi u valvit në Gurin e Kamjes nga trimat e Gorës, Mokrës dhe Oparit, nën drejtimin e Kajo Babjenit. Pikërisht në këtë gur, këta atdhetarë me ngritjen e flamurit shpallën çlirimin e zonës së Gorës dhe Mokrës. 

Tashmë, banorët e zonës dhe institucionet lokale e kanë kthyer në traditë të përvitshme festimin e kësaj dite, duke demonstruar edhe ngritjen e flamurit në këtë shkëmb natyror çdo vit, më 28 korrik, duke nderuar veprën dhe luftën e të rënëve.

Në nderim të kësaj date është bërë i mundur këtë vit edhe ndërtimi i një memoriali, i cili përshkruan edhe atë se çfarë ka ndodhur në këtë zonë.

Guri i Kamjes ndër vite ka pasur një pozicion të rëndësishëm gjeografik për të gjitha luftrat që zhvilloheshin në juglindje. Ata që zotëronin këtë gur, kishin mundësinë të shikonin çdo lëvizje të armiqve. Guri i Kamjes është një monument natyre i cili vizitohet çdo vit nga qindra-mijëra turistë të huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos