Kujtoi se shoferi i Uber po e rrëmbente, gruaja e ekzekuton

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 13:09 | Bota
Kujtoi se shoferi i Uber po e rrëmbente, gruaja e ekzekuton

Një grua është vënë nën akuzë për vrasje në Teksas të Shteteve të Bashkuara pasi qëlloi me armë shoferin e një taksie Uber, pasi mendoi se ai po e rrëmbente atë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në zonën kufitare të El Pasos, kur Phoebe Copas mendoi se shoferi që kishte pajtuar po e çonte pa dëshirën e saj në drejtim të Meksikës.

Menjëherë ajo nxori pistoletën dhe e qëlloi, teksa 52 vjeçari Daniel Piedra Garcia ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Gruaja ishte duke udhëtuar nga Kentucky në drejtim të Teksasit për të takuar të dashurin e saj, por kishte parë një tabelë që lexonte Juarez gjatë rrugë dhe kishte menduar se shoferi kishte ndryshuar destinacionin.

Menjëherë ajo mori armën nga çanta dhe e qëlloi shoferin, teksa policia sqaron se viktima nuk kishte asnjë qëllim të ngjashëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos