Kukës, problemet e para nga moti i keq

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 10:36 | Aktualitet

Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka krijuar problemet e para në Qarkun e Kukësit. Emergjencat Civile kanë dhënë detaje në lidhje me problematikat e krijuara nga moti me reshje të dendura shiu.

Sipas Emergjencave Civile, në Tropojë ka probleme në furnizimin e banorëve me energji elektrike dhe po punohet për rikthimin e energjisë. Situata e motit është shoqëruar me reshje shiu. Nga informacionet e marra nga terreni, rezulton se rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht. Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e rrugëve për mbajtjen funksionale të tyre.

https://a2news.com/2022/09/27/moti-i-keq-situate-e-veshtire-ne-puke-deme-ne-infrastrukture/

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Ndërkohë, edhe situata në Bashkinë Has sot, pas reshjeve të shiut, duket e qetë. Sipas informacioneve të marra, rrugët nacionale dhe ato rurale janë të kalueshme pa probleme, gjithashtu kontraktorët janë gjatë gjithë kohës në terren.

E gjithë Bashkia Has furnizohet me ujin e pishëm dhe energjinë elektrike normalisht. Vazhdon monitorimi i rezervuarëve nga bashkia, ku situata është e qetë.

Edhe në Bashkinë Kukës situata është e qetë dhe deri më tani nuk ka probleme si pasojë e motit, pasi edhe rreshjet e shiut janë me intensitet të ulët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos