
Vasil Shkurtaj është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës së Kukësit, duke u bërë kështu një përforcim tepër i goditur në këtë fazë ku ka mbërritur kampionati shqiptar.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi verilindor me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku theksohet se 29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezoni.
Shkurtaj rikthehet te Kukësi pas një aventure në Kinë. Ai është vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës pas nënshkrimit të kontratës. (A2 Televizion)