
Dushan Vlahovic e sheh të ardhmen e tij larg Fiorentinës. Futbollisti serb po kalon një periudhë të shkëlqyer në Itali pasi deri më tani regjistron 41 gola në 62 ndeshje. Për këtë arsye, dhe ofertat nga klubet e mëdha europiane nuk kanë munguar.
Pavarësisht interesit të shumtë në Angli e veçanërisht Arsenali, 21-vjeçari nuk kërkon zhvendosjen në kampionatin anglez. Topçinjtë ofruan 180 milionë euro për lojtarin, por dëshira e tij mbetet Juventus.
Palët kishin kontakte të vazhdueshme që në tetor të vitit që lamë pas, për një kalim të mundshëm mirëpo për shkak të detajeve, marrëveshja nuk u arrit. Megjithatë, siç duket, tani dhe “Zonja e vjetër” është bindur me cilësitë e lojtarit dhe është gati të plotësojë dëshirat e serbit dhe nga ana ekonomike.
Vetë Vlahovic kërkon transferimin te Juventus dhe për të luajtur në Champions League pasi me klubin aktual të Fiorentinës, ky objektiv duket i largët për të mos thënë i paarritshëm. Kontrata e tij me vjollcët skadon në qershor të vitit 2023. (A2 Televizion)