Kulmi i sezonit, Golemi “përmbytet” nga mbeturinat

Nga A2 CNN
10 Korrik 2021, 18:51 | Aktualitet
Kulmi i sezonit, Golemi “përmbytet” nga mbeturinat

Një situatë tepër e rëndë raportohet nga mbeturinat në zonën turistike të Golemit, ndonëse ndodhemi në kulmin e sezonit turistik dhe bashkia e Kavajës duhet të kishte marrë masa për të mos lejuar pamje të tilla.

Koshat e mbeturinave janë mbushur plot prej ditësh dhe tashme plehrat janë duke u hedhur në mes të rrugës, duke dëmtuar drejtpërdrejt dhe turizmin në këtë zonë shumë të frekuentuar.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit bëjnë që mbeturinat të lëshojnë në mjedis dhe një erë të keqe.

Qytetarët prej ditësh kohësh janë ankuar për këtë problem, por ende nuk ka një reagim nga ana e Bashkisë se kjo situatë do të ndryshojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos