
Muaji qershor ka qenë muaji me fluksin më të madh të kalimit të pushuesve kosovarë drejt Shqipërisë.
Megjithëse është punuar me kapacitet të plotë dhe procedurë të përshpejtuar, përsëri radhët e gjata të pritjes nuk janë shmangur dot.
Arbër Telaku, Komandant I Pikës Kufitare të Vërmicës, thotë se vetëm gjatë muajit qershor mbi 700 mijë persona, mbi 200 mijë mjete të vogla udhëtarësh, 5 mijë e 620 autobuzë, dhe 23 mijë e 400 mjete të mallrave kanë hyrë e kanë dalur në pikën e përbashkët kufitare. (A2 Televizion)