Yuri Kim: Abuzimet me prokurimet publike, njësoj sikur të vjedhësh qytetarët, përfshi ata amerikanë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2021, 12:31 | Aktualitet
Yuri Kim: Abuzimet me prokurimet publike, njësoj sikur të

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka përshëndetur aksionin e SPAK të zhvilluar pak orë më parë, ku u ndaluan 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, për abuzime në tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

“Më vjen mirë që shoh aksione të tjera nga SPAK kundër korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i procesit të prokurimeve publike është njëlloj sikur të vjedhësh nga të gjithë qytetarët - përfshi ata amerikanë, taksat e të cilëve sigurojnë ndihmë për Shqipërinë – për të fryrë kuletat e veta dhe miqve. Është krim”, shkroi ambasadorja në Twitter. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/10/tenderi-25-milione-euro-spak-ve-ne-pranga-9-zyrtare-per-uniformat-e-policise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos