
Taksa e plastikës do të ulet nga 25 në 10 lekë/kg. Propozimi ka ardhur nga deputeti i PS-së Ilir Beqaj dhe është shqyrtuar në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, i cili favorizon prodhuesit vendas kundrejt importuesve.
Dhoma Amerikane e Tregtisë e ka cilësuar projektligjin diskriminues, duke argumentuar se përjashton importuesit.
“Të lehtësoj lëndët e para për prodhimin e plastikës, duke ndërhyrë vetëm në lëndët e para që importohen, duke mos prekur produktin e gatshëm”, deklaroi ish ministri Beqaj.
Sipas deputetes Alketa Uruçi të PS-së, “legjislacion fiskal nuk duhet të ndërhyjë që të favorizojë prodhuesit vendas ndaj atyre të importit”.
Ulja e nivelit të taksës në 10 lekë/kg pritet të ketë një efekt 200 deri në 225 milionë lekë në një vit në buxhetin e shtetit, efekt i cili përgjysmohet në rast se ndryshimet hyjnë në fuqi në gjysmën e dytë të këtij viti. (A2 Televizion)