Kume tregon 4 aspektet pozitive të Kodit të ri Zgjedhor

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 10:18 | Politikë
Kume tregon 4 aspektet pozitive të Kodit të ri Zgjedhor

Konstitucionalisti Kristaq Kume, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, tregoi 4 aspektet pozitive të Kodit të ri Zgjedhor.

“Me ndryshimet në Ligjin Zgjedhor, kemi 4 momente që mund të përmenden. Së pari, ka përmirësime që mundësojnë që në zgjedhjet e reja të shfaqen sa më pak fenomene me të cilat jemi ndeshur në zgjedhjet e kaluara; së dyti, rritja e sigurisë ndaj procesit të votimit; së treti, zvogëlimi i mundësive për të keqpërdorur asetet publike dhe për të zhvilluar fushata zgjedhore si të mëparshmet; së katërti, votimi i emigrantëve”, tha Kume.

Në lidhje me votën e emigrantëve, Kume theksoi: “KQZ ndodhet para dy sfidave: mundësive për përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe pamundësia që të votojnë edhe shtetasit që nuk ndodhen në territorin e vendit ditën e zgjedhjeve”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/04/vota-e-emigranteve-kqz-me-dy-variante-per-hartimin-e-listes-se-zgjedhesve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos