Kundër amnistisë fiskale, Meta: Qeveria të mos shpallë krimin si model suksesi

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 16:29 | Politikë
Kundër amnistisë fiskale, Meta: Qeveria të mos shpallë

Presidenti Ilir Meta kundërshton nismën e qeverisë për amnistinë fiskale. Sipas Presidentin, kjo nismë do të kriminalizojë ekonominë shqiptare. Ai i kërkon ekzekutivit që të heqë dorë nga kjo iniciativë ligjore.

Amnistia fiskale kundërshtohet edhe nga Presidenti i Republikës. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Ilir Meta shprehet se qeveria duhet të tërhiqet nga kjo nismë duke nënvizuar se ajo nxit modelin e kriminalizimit të ekonomisë dhe jo punën e ndershme.

“Shpërfillja e papërgjegjshme e qeverisë ndaj tyre është e papranueshme dhe e patolerueshme. Kushdo që mendon se do të kompromentojë shqiptarët e ndershëm si bashkautorë në krim e ka gabim. Qeveria shqiptare ka për detyrë të krijojë kushtet dhe të stimulojë zhvillimin e vendit përmes punës së ndershme, konkurrencës së lirë dhe mundësive të barabarta dhe jo ta shpallë krimin si modelin e suksesit në jetë”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos