
Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një nga shkeljet më të përhapura të drejtave të njeriut në mbarë botën.
Pothuajse një e treta e të gjitha grave në të gjithë botën që kanë qenë në një marrëdhënie, kanë përjetuar dhunë fizike dhe seksuale nga partneri i tyre.
Përveç dhunës intime nga partnerët, në nivel global 7% e grave raportojnë se janë sulmuar seksualisht. Sonte në mbrëmje në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Presidenca do të ngjyroset portokalli dhe arsyeja është shumë e fortë.
Këtë njoftim e ka bërë Presidenti Ilir Meta në një status në “Facebook”, ku jep një mesazh kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Për këtë arsye Presidenca i bashkohet fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli”, ndërsa Meta deklaron i prerë se nuk do të amnistojë në fundvit asnjë të dënuar për dhunë në familje. (A2 Televizion)