Shkarkohet Tom Ndreca, anëtari i Gjykatës së Lartë

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2018, 14:43 | Aktualitet

Gjyqtari i Gjykatës së lartë Tom Ndreca është shkarkuar përfundimisht nga detyra.

Anëtari i Gjykatës së Lartë u skualifikua nga sistemi i drejtësisë fillimisht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendim të cilin Ndreca dhe avokatja e tij e apeluan në Komisionin e Pavarur të Apelimit.

Ditën e djeshme ishte pikërisht KPA që i dogji të gjitha shanset që Ndreca të kthehej në detyrë.

Vendimi i publikuar gjatë ditës së djeshme nga KPA la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të KPK sipas të cilit, Tom Ndreca, kishte pasuri të pajustifikuar dhe lidhje të papërshtatshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos