
Nga kjo jave, mbajtja e një telefoni celular në shkollë, do t’i kushtojë shumë të rinjve shqiptarë.
Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, që ndalon nxënësit të mbajnë aparatet celulare në ambientet e shkollës ka hyrë në fuqi dhe në rast të tillë, telefonat e tyre do të sekuestrohen dhe do të depozitohen pranë Policisë së Shtetit.
Prindërit e nxënësve që kryejnë shkeljen do të njoftohen me shkrim.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit udhëzon mësuesit që të organizojnë takime me prindërit për t’i njohur ata me rregulloren e re. (A2 Televizion)