Kundërshtuan policinë, procedohen penalisht drejtuesit e muxhahedinëve

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 11:34 | Kronikë
Kundërshtuan policinë, procedohen penalisht drejtuesit e

Disa drejtues të muxhahedinëve janë proceduar penalisht pas kundërshtimit me dhunë të punonjësve të Policisë së Shtetit ditën e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara në kampin e tyre në Manzë.

“Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale konform ligjit, shërbimet e Policisë janë ndeshur me kundërshtimin e dhunshëm dhe të vazhdueshëm të shtetasve që strehoheshin në rezidencë, të cilët tentuan të pengonin shërbimet e Policisë për të vijuar kontrollet dhe për të sekuestruar provat materiale, objekt i vendimit të GJKKO-së. Si pasojë e kundërshtimeve të dhunshme dhe të vazhdueshme, janë dëmtuar 15 punonjës policie dhe automjete të Policisë së Shtetit. Pavarësisht dhunës së ushtruar ndaj tyre, punonjësit e Policisë janë vetëpërmbajtur deri në ekstrem, duke mos iu përgjigjur proporcionalisht dhunës që po ushtrohej ndaj tyre”, lexohet në njoftimin e policisë.

Të proceduar janë 6 persona: H.N., 73 vjeç; M.B., 72 vjeç; A.A., 72 vjeç; B.S., 63 vjeç; A.A., 61 vjeç dhe D.F., 70 vjeç, të gjithë drejtues të MEK. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/20/nga-tensionet-ne-kamp-te-marreveshja-e-vitit-2014-cfare-ndodhi-me-muxhahedinet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos