
Prokuroria e Durrësit po kryen veprime hetimore për përplasjet e djeshme në kampin Ashraf në Manëz të Durrësit. Hetimet po bëhen pas pretendimeve të banorëve për dhunë policore, por edhe për kundërshtim nga ana e tyre të punonjësve të policisë në tentativat për të ndaluar ekzekutimin e urdhrit të gjykatës së posaçme.
Të paktën, 6 persona janë proceduar penalisht në radhët e muxhahedinëve. Ndërkohë sa i përket hetimeve të SPAK, që çoi në kontrolli e djeshëm, mësohet se ky hetim është regjistruar për disa vepra penale.
Prokuroria e Posaçme ka dyshime se disa anëtar të MEK janë përfshirë në aktivitet kriminal, ndërsa veprat penale për të cilat po hetohet janë: përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike; ndërhyrje në të dhënat kompjuterike; ndërhyrje në sistemet kompjuterike; keqpërdorim i pajisjeve. (A2 Televizion)