Aventura spektakolare, fluturim mes “portës së parajsës”

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 10:58 | Futboll

Dy të apasionuar pas sporteve ekstreme fluturuan mes për mes “Portës së Parajsës” në Kinë, duke shfrytëzuar vetëm “jetpack” që mbanin në shpinë. Francezët Fred Fugën dhe Vins Refet u hodhën nga helikopteri në Provincën e Hunan-it, përpara se të fluturonin me ndihmën e krahëve të karbonit.

Aventura ishte spektakolare për njerëzit, të cilët nuk e humbën rastin të regjistronin fluturimin fantastik mes për mes “Portës së Parajsës”, por mbi të gjitha për dy protagonistët. Pajisjet e fluturimit të përdorura, që janë një vizion i së ardhmes dhe mënyrës sesi njerëzit mund të përdorin mjete të reja transporti personal, mund të arrijë shpejtësinë deri në 400 km/h. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos