Një shembull që do të vlente edhe për Shqipërinë, në betejën kundër dhunës në sport.
Në kampionatin maltez të futbollit, lojtari Antua Kamileri goditi asistentin e arbitrit, në minutat e fundit të ndeshjes. Shkak u bë ndëshkimi me kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrje të ashpër.
Futbollisti e dhunoi gjyqtarin me grushte dhe shkelma, përpara se t’i drejtohej dhomave të zhveshjes. Pikërisht aty, Kamileri u arrestua me akuzat e kërcënimit dhe lëndimit të personit.
Lojtari dhunues u pezullua gjithashtu edhe me një vit nga të gjitha aktivitetet futbollistike dhe u gjobit me 111 dollarë. (A2 Televizion)