Kupa e Shqipërisë, datat dhe oraret e 4 ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 17:22 | Futboll
Kupa e Shqipërisë, datat dhe oraret e 4 ndeshjeve të kthimit

Do të luhen në mesjavë ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Sida e parë do të zhvillohet të mërkurën, teksa në stadiumin “Elbasan Arena” do të vihen përballë njëra-tjetrës Teuta dhe Skënderbeu, duke filluar nga ora 16:45. Përballja e parë ka përfunduar me fitoren 1-0 të ekipit durrsak.

https://a2news.com/2022/01/27/ngrica-e-korces-nuk-mjaftoi-teuta-mposht-skenderbeun/

Tre sfidat e tjera të çerekfinaleve do të luhen të enjten. Laçi pret Egnatian në shtëpi, në orën 13:45, me sfidën e vajtjes që është mbyllur në barazim 1-1.

Po në këtë orë, në Shkodër do të zhvillohet sfida tjetër, Vllaznia-Flamurtari, me shkodranët që vijnë më të favorizuar, pasi kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.

Kjo fazë mbyllet me derbin e kryeqytetit Partizani-Dinamo, sfidë që nis në ora 18:00 e që luhet në stadiumin “Air Albania”. Takimi i parë është mes tyre përfundoi në barazim 1-1. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/27/kupa-e-shqiperise-derbi-mbyllet-pa-fitues/

A2 CNN Livestream

Latest Videos