Pasojat e derbit të “zjarrtë”, dënime për Theo, Bastoni dhe Simone Inzaghi

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 16:33 | Futboll
Pasojat e derbit të “zjarrtë”, dënime për Theo,

Dy ndeshje pezullim për Bastonin, një për Theo Hernandez dhe një për trajnerin Simone Inzaghi. Këto janë vendimet e gjykatësit sportiv në Itali, që është treguar i ashpër me protagonistët e incidenteve në derbin e Milanos, që përfundoi me fitoren 2-1 të kuqezinjve.

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, është pezulluar me dy ndeshje, pasi në fund të derbit i është drejtuar dy herë me fraza të papërshtatshme, arbitrave të ndeshjes.

https://a2news.com/2022/02/05/mrekulli-kuqezi-milani-permbys-interin-dhe-rihap-kampionatin/

Ndërkohë, Theo Hernandez i Milanit, i ndëshkuar me karton të kuq në fund të takimit, përveç një ndeshjeje pezullim, është gjobitur me 5000 euro për provokim të tifozerisë kundërshtare.

Një ndeshje pezullim edhe për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, i gjobitur edhe me 15 000 euro, pasi “i ka drejtuar fraza të papërshtatshme arbitrit të ndeshjes, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos