Manchester United barazon në Premier League dhe mbetet jashtë zonës Champions

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 07:35 | Futboll
Manchester United barazon në Premier League dhe mbetet jashtë

Manchester United ka bërë një tjetër hap fals në Premier League pasi edhe këtë herë nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë skuadrës së fundit në klasifikim Burnley-t.

Të kuqtë shënuan të parët me Pogba mirëpo avantazh që nuk zgjati shumë. Në fillimin e pjesës së dytë Rodrigez barazoi gjithçka dhe rihapi llogaritë.

Pavarësisht tentativave të shumta, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Një pikë që largon United nga zona Champions pasi skuadra e drejtuar nga Ragnik pozicionohet në vendin e pestë fale dhe fitores minimale të West Ham ndaj Watford.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos