Messi mbi të gjithë, kurorëzohet si më i miri edhe nga FIFA

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 22:54 | Futboll
Messi mbi të gjithë, kurorëzohet si më i miri edhe nga FIFA

Në një mbrëmje të madhe në Paris, FIFA ka ndarë çmimet për më të mirë në futboll për vitin 2022, ku mbi të gjithë është kurorëzuar Lionel Messi si më i miri.

Ylli argjentinas, i cili triumfoi me kombëtaren e tij edhe në Kampionatin Botëror të Futbollit, ka lënë pas rivalët e tij që i mposhti në finalen e Katarit, francezët Benzema dhe Mbappe.

“Është kënaqësi të jem këtu dhe të fitoj. Falënderoj të gjithë lojtarët dhe trajnerin e Argjentinës. Kjo është një çmim grupi. O Zot, kam mundur të fitoj Kupën e Botës! Falënderoj familjen time dhe argjentinasit që e kanë përjetuar ashtu siç e kemi përjetuar ne Kupën e Botës. Një puthje për fëmijët e mi që po më shikojnë”, u shpreh Messi mes emocioneve.

Ndërkohë, për femra ky çmim shkoi për yllin e Barcelonës, Alexia Putellas, e cila përsëriti suksesin e sezonit të kaluar. Trajneri më i miri u zgjodh trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni. “Është një çmim që vjen falë lojtarëve dhe është i rëndësishëm. Falënderoj 26 lojtarët për suksesin në Kupën e Botës. Faleminderit federatës argjentinase që më dha mundësinë për të fituar një Kupë Bote. Nuk ka asgjë më të bukur se sa të shohësh njerëzit e vendit tënd të lumtur. Djemtë luajtën dhe fituan për ta – deklaroi Sclaloni. – Këtë çmim ia dedikoj familjes sime”, përfundoi ai.

Kjo mbrëmje u pushtua nga argjentinasit, pasi edhe "portieri më i miri" shkoi për kampionin e botës Emiliano Martinez. “Të gjithë e dinë historinë time dhe përgatitjen e madhe që bëra duke fituar Kupën e Botës në moshën 36-vjeçare. Të qenët argjentinas dhe ngritja e Kupës së Botës ishte e pabesueshme. Falë familjes sime, Aston Villas dhe Argjentinës, kam arritur ëndrrën e jetës sime. Kur njerëzit më pyesin se cilët janë idhujt e mi, gjithmonë mendoj për babanë dhe nënën time. Ata janë idhujt e mi”,  – tha Martinez.

Formacioni më i mirë

Top-11 për meshkujt përbëhet nga: Courtois, Hakimi, Cancelo, Van Dijk, De Bruyne, Modric, Casemiro, Messi, Mbappé, Benzema, Haaland. (A2 Televizion)

https://twitter.com/i/status/1630316592192970752

A2 CNN Livestream

Latest Videos