Kuqezi edhe 40 vjeç, Milan mendon rinovimin me Ibrën për një tjetër sezon

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 17:29 | Futboll
Kuqezi edhe 40 vjeç, Milan mendon rinovimin me Ibrën për

Zlatan Ibrahimovic është gati të vishet kuqezi edhe sezonin e ardhshëm. Rinovimi i sulmuesit 39-vjeçar nuk është më një hamendësim, por për të po punohet konkretisht.

Milan kërkon që Ibrahimovic të jepë pika e referimit të skuadrës edhe në sezonin 2021-2022. Në aspektin teknik, drejtuesit nuk kanë asnjë dyshim, por edhe sa i përket pjesës ekonomike, edhe pse rinovimi me gjigantin suedez do të jetë i kushtueshëm, klubi milanez do të përfitojë lehtësira fiskale me aplikimin e dekretit të ri të qeverisë italiane.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos