Lideri sovjetik, Joseph Stalin, shtrëngon duart me Sarah Churchill, të bijën e kryeministrit britanik Winston Churchill, ndërsa qëndron pranë presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt në vitin 1943. Stalin, Roosevelt dhe Churchill (djathtas) po takoheshin në ambasadën sovjetike në Teheran për të diskutuar për strategjinë e Luftës II Botërore. FOTO: Hulton Deutsch/Corbis Historical/Getty Images Nga e majta, Churchill, Roosevelt dhe Stalin duke marrë pjesë në Konferencën e Jaltës në Bashkimin Sovjetik në vitin 1945. Ata po takoheshin për të folur për planin e Europës për pasluftën dhe riorganizimin pas rënies së Gjermanisë Naziste. Sot, shumë historianë kanë dalë në përfundimin se Stalin doli “fitimtar” nga Jalta, pasi pjesa dërrmuese e Europës Lindore do të binte shpejt nën petkun e Bashkimit Sovjetik. FOTO: Hulton Archive/Getty Images Stalin dhe presidenti amerikan Harry Truman buzëqeshin gjatë Konferencës së Potsdamit në Gjermani, viti 1945. Gjermanët ishin dorëzuar së fundmi dhe shpejt do të vinte edhe dorëzimi i Japonisë. Në fund të konferencës, në Deklaratën e Potsdamit Japonisë iu dha një ultimatum, ku i kërkohej të dorëzohej ose të përballej me “shkatërrimin total”. Më pak se dy javë më vonë, mbi Hiroshima u hodh bomba bërthamore. FOTO: Library of Congress/Corbis Historical/Getty Images Nga e majta, Churchill, Truman dhe Stalin shtrëngojnë duart gjatë Konferencës së Potsdamit. FOTO: AP Lideri sovjetik Nikolai Bulganin, në të majtë, përshëndet me dorë presidentin amerikan Dwight D. Eisenhower gjatë një samiti në Gjenevë, në vitin 1955. Në këtë samit merrnin pjesë edhe kryeministri francez Edgar Faure (i dyti nga e djathta) dhe kryeministri britanik Anthony Eden (në të djathtë). FOTO: Keystone/Hulton Archive/Getty Images Lideri sovjetik Nikita Khrushchev, në të majtë, bën gëzuar me Pepsi me zëvendëspresidentin amerikan Richard Nixon, dhe vëllain e presidentit Eisenhower, Milton, i dyti nga e djathta, të cilët vizituan Moskën, si pjesë e një turi për këmbim kulturor në vitin 1959. Në hapjen e Ekspozitës Kombëtare Amerikane në Moskë, Khrushchev dhe Nixon debatuan mbi meritat e kapitalizmit dhe komunizmit. Më vonë ky do të quhej “debati i kuzhinës”, pasi diskutimi vijoi në maketin e një kuzhine tipike ameirkane të kohës. Më vonë, Nixon do të bëhej president i SHBA. FOTO: Bettmann Archive/Getty Images Khrushchev, i dyti nga e djathta, flet me presidentin Eisenhower para një darke në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1959. Në të majtë është bashkëshortja e Khrushchev, Nina, ngjitur me Zonjën e Parë, Mamie Eisenhower. Vizita e Khrushchev ishte e para për një lider sovjetik në Shtëpinë e Bardhë. FOTO: Bob Schutz/AP Eisenhower ulet mes çiftit Khrushchev teksa shëtisin me makinë në Uashington, në vitin 1959. FOTO: Harry Harris/AP Khrushchev flet në Samitin e Parisit në vitin 1960, i ndërprerë nga rrëzimi i një flamuri amerikan spiun në tokën e Bashkimit Sovjetik. Pasi sovjetikët deklaruan se kishin kapur pilotin, Francis Gary Powers, SHBA tërhoqi deklaratën e parë se avioni ishte në një mision kërkimor për kushtet atmosferike. FOTO: Archive Photos/Getty Images Khrushchev shtrëngon dorën me presidentin amerikan John F. Kennedy gjatë një samiti dyditor në Vjenë, në vitin 1961. Historianët bien dakord se Kennedy ishte dobët në negociata, pasi takimi u bë dy muaj pas dështimit të pushtimit të Kubës. Një vit më vonë u zbulua se sovjetikët kishin vendosur armatime bërthamore në Kubë, pak kilometra larg brigjeve amerikane. FOTO: Ron Case/Hulton Archive/Getty Images Presidenti amerikan Lyndon B. Johnson, në të djathtë, flet me udhëheqësin sovjetik, Alexei Kosygin gjatë Samitit të Glasboros, në Nju Xhersi, në vitin 1967. Mes tyre, përkthyesi Alexander Akalovsky. FOTO: Bettmann Archive/Getty Images Lideri sovjetik, Leonid Brezhnev, bën gëzuar me presidentin amerikan Richard Nixon pasi firmosën disa marrëveshje gjatë një samiti në Uashington në vitin 1973. Të ishin takuar më parë edhe në Moskë, në vitin 1972, ku gjithashtu kishin firmosur marrëveshje për kontrollin e armatimeve. FOTO: Bettmann Archive/Getty Images Nixon dhe Brezhnev, në një tjetër samit në Moskë, në vitin 1974. FOTO: Charles Tasnadi/AP Nixon, i shoqëruar nga Brezhnev, përshëndet stafin e ambasadës pasi mbërrin në Moskë në vitin 1974. Në krah të majtë të tij, Zonja e Parë, Pat Nixon. FOTO: AP Brezhnev takohet me presidentin amerikan Gerald Ford, në një samit në Vladivostok, Bashkimi Sovjetik, në vitin 1974. Gjatë samitit, të dy palët arritën marrëveshje të tjera për kufizimin e armatimeve. FOTO: David Hume Kennerly/Hulton Archive/Getty Images Ford dhe Brezhnev në duke udhëtuar me tren në Vladivostok gjatë samitit të vitit 1974. FOTO: FPG/Archive Photos/Getty Images Ford dhe Brezhnev bashkë para ambasadës sovjetike në Helsinki, Finlandë, në vitin 1975, duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Europë, që solli çtensionime gjatë Luftës së Ftohtë. FOTO: Vesa Klemetti/AP Brezhnev puth presidentin amerikan Jimmy Carter teksa mban në duar dokumentin e traktatit të sapo firmosur në Vjenë, në vitin 1979, ku kufizoheshin armatimet bërthamore. FOTO: AP Presidenti amerikan Ronald Reagan, dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev, gjatë një samiti në Gjenevë, në vitin 1985. FOTO: David Hume Kennerly/Getty Images Gorbachev dhe Reagan nënshkruajnë një marrëveshje për kontrollin e armatimeve në Uashington në vitin 1987. Marrëveshja u firmos pak muaj pasi Reagan mbajti fjalimin e famshëm në Berlin, ku tha: “Zoti Gorbachev, shembeni këtë mur!”. FOTO: Bettmann Archive/Getty Images Reagan i jep dorën një djali teksa shëtit në Sheshin e Kuq në Moskë bashkë me Gorbachev në vitin 1988. FOTO: Pete Souza/The White House/Getty Images Presidenti i zgjedhur George H.W. Bush me Gorbachev dhe Reagan, duke parë Nju-Jorkun nga Ishulli i Guvernatorëve, në vitin 1988. FOTO: Boris Yurchenko/AP Bush sheh teksa Gorbachev largohet pas takimit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1990. FOTO: Marci Nighswander/AP Bush, Gorbachev dhe këshilltarët e tyre takohen në “Camp David”, Merilend, në vitin 1990. FOTO: Ëhite House Photo/DPA/AP Bush dhe Gorbachev gjatë Samitit të Moskës në vitin 1991. Gjatë atij viti, Bashkimi Sovjetik u shpërbë dhe Lufta e Ftohtë përfundoi. FOTO: Peter Turnley/Corbis Historical/VCG/Getty Images Presidenti rus, Boris Yeltsin, kthen një gotë me vodka në Moskë, gjatë një pritjeje për liderët botërorë në vitin 1995. Në krah të tij, presidenti amerikan Bill Clinton. FOTO: Gerard Fouet/AFP/Getty Images Clinton qesh me Yeltsin gjatë një konference për mediat në Nju-Jork në vitin 1995. FOTO: Ëally McNamee/Corbis Historical/Getty Images Clinton shtrëngon duart me presidentin rus, Vladimir Putin, para nisjes së samitit të G8 në Japoni, viti 2000. FOTO: Hulton Archive/Getty Images Presidenti amerikan George W. Bush, majtas, shtrëngon duart me Putin në takimin e parë mes tyre, në Samitin e Lubjanës, në vitin 2001. FOTO: Doug Mills/AP Putin dhe Bush buzëqeshin pas një konference për mediat në Teksas, viti 2001. FOTO: Paul Buck/AFP/Getty Images Bush dhe Putin, me kostume tradicionale kiliane, ecin bashkë me presidentin e Kilit, Ricardo Lagos, gjatë Samitit të APEC, në vitin 2004 në Santiago. FOTO: Tim Sloan/AFP/Getty Images Nga e majta, Putin, Bush, Zonja e Parë Laura Bush dhe Zonja e Parë Lyudmila Putina, pozojnë për foto gjatë një takimi të shkurtër në Moskë në vitin 2006. FOTO: Konstantin Zavrazhin/Gamma-Rapho/Getty Images Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe presidenti rus, Dmitry Medvedev, nënshkruajnë një marrëveshje të re për pakësimin e arsenalit bërthamor në vitin 2010 në Pragë. FOTO: Getty Images Obama dhe Medvedev hanë “cheeseburgers” në Arlington, Virxhinia, në vitin 2010. Më herët, ata u takuan në Zyrën Ovale, në Shtëpinë e Bardhë. FOTO: Martin H. Simon/Pool/Getty Images Presidenti amerikan Donald Trump , bisedon me Putin në Samitin e APEC në Da Nang, Vietnam, në vitin 2017. Trump tha se i besonte Putinit kur thoshte që nuk kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, pavarësisht zbulimeve të inteligjencës amerikane që një gjë e tillë kishte ndodhur. FOTO: Mikhail Klimentyev/AFP/Sputnik/Getty Images Putin i dhuron Trumpit një top futbolli nga Kupa e Botës 2018 gjatë Samitit të Helsinkit. “Marrëdhëniet mes nesh nuk kanë qenë kurrë më të këqija se kaq”, tha Trump. “Sidoqoftë, kjo ndryshoi në 4 orët e fundit”. FOTO: Chris McGrath/Getty Images
Takimi mes Joe Biden dhe Vladimir Putin ishte i pari mes dy udhëheqësve që kur amerikani ka marrë detyrën e presidentit të 46-të të vendit të tij, CNN risjell përmes fotove historike, takimet e mëparshme të zhvilluara mes presidentëve amerikanë dhe udhëheqësve sovjetikë, e më pas rusë, të cilësuar për të paktën 70 vite si dy njerëzit më të fuqishëm të botës. (A2 Televizion)