
Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet në lidhje me tregtarët e pajisjeve dhe bombolave të oksigjenit për përdorim shtëpiak për të sëmurët me Covid-19.
Hetimi është nisur pas një kallëzimi të bërë nga dy vëllezër që humbën babain e tyre nga virusi. Ata kanë pohuar se i ati kishte ndërruar jetë 4 ditë pasi ishte shtruar në spital, ndërsa më herët ishte kuruar në shtëpi. Kallëzuesit kanë ngritur dyshime në cilësinë e pajisjes së oksigjenit të blerë në një kompani që e kishin gjetur në Facebook.
Ndërsa tre ditë më parë, një 72-vjeçar i infektuar me Covid-19 ndërroi jetë pasi i plasi bombola e oksigjenit që kishte në shtëpi. Hetimi pritet të kalojë në filtër ligjshmërinë e subjekteve që i tregtojnë, kryesisht ato “online”, pajisjen e tyre me licencat përkatëse, si edhe certifikatat e kolaudimit të pajisjeve dhe bombolave. (A2 Televizion)