Kurti në Strasburg: Plani i zbatimit të marrëveshjet të ketë detaje konkrete

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 16:59 | Kosova
Kurti në Strasburg: Plani i zbatimit të marrëveshjet të

Në takimet e tij në Parlamentin Europian kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se plani i zbatimit të marrëveshjes bazë sipas propozimit europian duhet të përmbajë detaje konkrete, të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”.

Kurti informoi eurodeputetët e grupit të Partisë Popullore Europiane dhe kryetarin e Komitetit LIBE për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme në Parlamentin Europian mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe Bashkimin Europian, por edhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Për arritjet e qeverisë së tij dhe takimin e Ohrit në fundjave, Kurti pati një takim edhe me kreun e Komisionit të Jashtëm, David McAllister.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos