Vizita e parë pas zgjedhjeve, Lajçak mbërrin në Kosovë, takohet me Kurtin

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 10:00 | Kosova
Vizita e parë pas zgjedhjeve, Lajçak mbërrin në

I emëruari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, mbërriti dje pasdite në Kosovë për vizitën e tij 3-ditore.

Menjëherë u takua me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit dhe pritet të formojë qeverinë e re.

Është konfirmuar dhe një takim me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ndërsa gjatë qëndrimit në Prishtinë do të zhvillojë biseda edhe me zyrtarë të tjerë shtetëror dhe liderë të partive politike.

Arsyeja e kësaj vizite është të marrë garanci për vijimësinë e dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Pasi të përfundojë qëndrimin në Prishtinë, zyrtari i BE-së, do të vizitojë dhe Serbinë në datat 3 dhe 4 mars. Në fund, do të vizitojë edhe Malin e Zi, si pjesë e mandatit të tij rajonal. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/05/dialogu-kosove-serbi-lajcak-informon-shtetet-e-be-per-planet-e-tij/

A2 CNN Livestream

Latest Videos