Lajçak nis sot vizitën 3-ditore në Kosovë

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 07:53 | Kosova
Lajçak nis sot vizitën 3-ditore në Kosovë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd - Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, nis sot vizitën në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë, tri ditë duke filluar nga e hëna e 1 marsit. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars.

Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos