Kurti: Nuk tolerojmë prekjen e sovranitetit të Kosovës

Nga A2 CNN
23 Tetor 2022, 21:24 | Kosova
Kurti: Nuk tolerojmë prekjen e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i vendosur këtë të diel se nuk do të lejohet prekja e pavarësisë sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Le ta dinë të gjithë, kur kërkojmë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Këto nuk janë të diskutueshme asnjëherë, askund për neve”, tha kryeministri Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Më tej, ai tha se Putin po sponsorizon politikën fashiste dhe sipas tij, bota do të përballet me të. “Pikërisht sot është rikthyer në rend të parë rëndësia e të qenit anti-fashist, kundër diskriminimeve me bazë gjinore, etnike, fetare, kundër çdolloj diskriminimi”, theksoi Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos