Kurti plan me 5 pika për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës: Pres përgjigje nga BE-ja

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 12:08 | Kosova
Kurti plan me 5 pika për shtensionimin e situatës në veri të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë Bashkimit Europian një propozim të përbërë prej 5 pikash, sipas tij, me qëllim për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

Në një konferencë për gazetarët, kreu i qeverisë së Kosovës tha se ende është në pritje, pasi nuk ka marrë një përgjigje nga kryediplomati evropian, Josep Borrell. Dy prej pikave të rëndësishme janë zhvillimi i zgjedhjeve të reja dhe rikthimi në tryezën e dialogut, e ndërsa në asnjë rresht të saj nuk flet për asociacionin.

Në vazhdimësi të bisedimeve për të gjetur një zgjidhje, kryeministri tha se kishte shprehur gatishmëri që të takohej këtë javë me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell.

Hapi 1: Sundim i ligjit në 4 komunat në veri të Kosovës. Situata nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi më 29 maj e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve e Policisë së Kosovës. Identifikimi, ndjekjen penale të të gjitha grupeve që kanë sulmuar KFOR-in, Policinë dhe gazetarët. EULEX-i të monitorojë situatën.

Hapi 2: Grupet e dhunshme tërhiqen nga Kosova. Bazuar në parimin e proporcionalitetit, Policia e Kosovës do të tërhiqet nga objektet e komunave në veri.

Hapi 3: Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

Hapi 4: Qeveria e Kosovës koordinohet dhe shpall zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri. Zgjedhjet të organizohen në një atmosferë zgjedhje të lirë, liberale.

Hapi 5: Kosova dhe Serbia kthehen në dialog dhe Brukseli harton një plan për zbatimin e marrëveshjeve. Udhëheqësit takohen në Bruksel gjatë kësaj jave (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos