All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kurti shkon në Sllovaki, vijojnë përpjekjet për takim me Vuçiçin

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 10:58 | Kosova
Kurti shkon në Sllovaki, vijojnë përpjekjet për takim me
All - Paragraf - 1

Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Bratislavë, për të marrë pjesë në konferencën për sigurinë globale, “Globsec”, edhe pse më herët prania e tij në këtë ngjarje ishte në dyshim për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Samiti i “Globsec” u diskutua një ditë më parë se mund të ishte një vendtakim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, i ndërmjetësuar nga BE-ja për të ulur tensionet, por lideri serb refuzoi pjesëmarrjen.

All - Paragraf - 3

Përmes një postimi në rrjetet sociale, bëhet me dije se kreu i qeverisë së Kosovës pritet të marrë pjesë në diskutimet që do të mbahen në këtë konferencë në lidhje me të ardhmen e Kosovës.

Ndërkohë që raportohet se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është ende duke bërë përpjekje që të organizojë një takim ad-hoc mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë gjatë punimeve të kësaj konference. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/30/kurti-per-cnn-nuk-do-tia-dorezoj-kosoven-milicive-fashiste-qe-admirojne-putinin/
https://a2news.com/2023/05/30/u-kryqezua-nga-shba-kurti-reagon-per-situaten-ne-veri-demokracia-nuk-merret-dot-peng/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos