
Anëtarët e Partisë Demokratike u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur atë që do t’i udhëheqë në 4 viteve të ardhshme. Procesi i votimit ka nisur në orën 8.00 dhe do të zgjasë deri në orën 19.00.
Në garë për kryetarin e selisë blu janë kryetari aktual Lulzim Basha dhe 3 sfidantët Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.
Dy ditë më parë Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike publikoi listat e anëtarëve të Partisë Demokratike, ku 75 067 anëtarë do të kenë të drejtën e votës të dielën e 13 qershorit për të vendosur kryetarin e ri të PD-së.
https://a2news.com/2021/06/13/zgjedhjet-per-kryetar-te-pd-kadilli-gara-u-mbyll-sic-u-nis-e-pabarabarte/ (A2 Televizion)