Sot mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i PS

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 08:25 | Politikë
Sot mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i PS

Sot rreth orës 17:30, Partia Socialiste do të mbledhë pasdite Kongresin e jashtëzakonshëm.

Sikurse është njoftuar më herët, Kongresi që përkon me 30 vjetorin e formimit të partisë, nuk do të jetë një Kongres zgjedhor dhe kësisoj nuk ndryshon as asamblenë dhe as kryesinë e Partisë.

Kongresi do të jetë kryesisht festiv, ndonëse do të bëhet edhe një analizë e zgjedhjeve të 25 prillit. 

Një ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, ka treguar edhe disa detaje nga organizimi, duke thënë se kryeministri Edi Rama do të paraqesë vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos