Kushi uron 7 marsin: Çdo mësues është një hero që të merr për dore, të ndriçon dhe bëhet udhërrëfyesi yt

Nga A2 CNN
7 Mars 2021, 08:38 | Aktualitet
Kushi uron 7 marsin: Çdo mësues është një hero

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zgjedhur të urojë Ditën e Mësuesit përmes një videoje ku ajo vetë i është bashkuar urimeve dhe falënderimeve nga nxënës të shkollave të ndryshme të vendit.

Në mesazhin e saj, ministrja Kushi shprehet se ky është një 7 Mars ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë, ku sakrifica e mësuesve është madhore.

"Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 Mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë".

Duke uruar gjithashtu që "çdo 7 Mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sotmit, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin".

Kushi nënvizon se falënderimet e mirënjohja për mësuesit nuk mbarojnë asnjëherë, pasi ai është një hero që ndriçon dhe bëhet udhërrëfyesi yt.

"Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt!" (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos