Zgjedhjet e 25 prillit, Kuvendi mbyll punimet, debate për “favoret” elektorale

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 16:00 | Aktualitet
Zgjedhjet e 25 prillit, Kuvendi mbyll punimet, debate për

Në seancën mbyllëse të këtij sesioni, deputetët miratuan aktet e fundit financiare përpara se sa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i vendosë bllokadën.

Ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor, sipas marrëveshjes, politike ndërmjet mazhorancës dhe Partisë Demokratike përcaktojnë se katër muaj nga data e zgjedhjeve, qeveria dhe parlamenti nuk mund të ndërmarrin masa me karakter favorizues si ulje taksash, rritje pagash, rritje pensionesh etj. Ndaj 9 projektligje në rendin e ditës duhej të kalonin para datës 25 dhjetor. Opozita parlamentare i konsideroi si projektligje për disa vota më shumë.

“Ajo që unë shoh me shqetësim është që kjo mazhorancë në katër muajt e fundit para zgjedhjeve ka ndërmarrë një sërë nismash ligjore për grupe të vogla individësh me idenë për të treguar që është qeveri zemërgjerë dhe është mazhorancë babaxhane në fund të mandati të saj edhe kjo në funksion të një grupi votash më shumë”, u shpreh Murrizi.

https://a2news.com/2020/12/22/fushata-per-25-prillin-percahet-kqz-per-bllokimin-e-aktiviteteve-qeveritare/

Numri dy i shumicës kishte një mendim tjetër duke theksuar se mazhoranca kujdeset për të gjitha shtresat e shoqërisë.

“Mazhoranca e këtij Kuvendi është votuar për t’u shërbyer njerëzve të thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi dhe për t’u thënë se asnjëri prej tyre nuk do të jetë vetëm”, u shpreh Balla.

https://a2news.com/2020/12/23/nuk-ka-garanci-per-25-prillin-dritan-shano-opozita-duhet-te-dale-e-bashkuar-ne-zgjedhje/

Pavarësisht debateve, të gjitha nismat u miratuan. Mes tyre, janë edhe dy projektvendime ku Evgjeni Bashari emërohet në krye të ILDKPKI-së, ndërsa Violeta Nikleta Staka në pozicionin e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Pas kësaj seance, deputetët marrin zyrtarisht pushimet e gjata dimërore për t’iu rikthyer jetës parlamentare në datën 18 janar 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos