Shkodër, çmime më të lira, por më pak blerës në vigjiljen e festave

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 12:51 | Aktualitet
Shkodër, çmime më të lira, por më pak blerës

Asnjëherë më parë në këtë periudhë të vitit, tregjet ushqimore dhe ato të fruta-perimeve të Shkodrës nuk kanë qenë kaq bosh.

Blerësit janë të rrallë në tezga, ndërsa tregtarët shprehen se rënia e fuqisë  blerëse ka filluar që në fillim të këtij viti dhe tani është akoma më e theksuar edhe pse çmimet janë me të ulëta.

 “Shumë dobët, çmimet janë gjysmë për gjysmë, dhe nuk ka blerës”, thonë tregtarët. Përgjysmimin e çmimeve të produkteve e pranojnë edhe vetë qytetarët.

Një prej arsyeve të uljes së fuqisë blerëse në qytetin e Shkodrës, përveç të tjerave, janë edhe mosardhja e emigrantëve si dhe bllokimi i lëvizjes së lirë me Malin e Zi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos