Yuri Kim takohet me Bledi Çuçin: Diskutuam rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 16:21 | Aktualitet
Yuri Kim takohet me Bledi Çuçin: Diskutuam rolin e Ministrisë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, uroi për detyrën e re, Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim tha se ishte takuar me ministrin e ri.

“Më erdhi mirë që mësova se kishte urdhëruar hetime për trajtimin e protestuesve. E drejta e protestës paqësore duhet të respektohet. Gjithashtu, diskutuam rolin e Ministrisë së Brendshëm në zgjedhje. Ramë dakord që të forcojmë bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për sigurinë dhe sundimin e ligjit”, shkroi Kim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos