Ndryshimet statutore të PD, Apeli cakton datën për gjykimin e ankimit te grupimit të Bashës

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 15:23 | Politikë
Ndryshimet statutore të PD, Apeli cakton datën për gjykimin e

Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar datën 3 nëntor, për seancën ku do të gjykohet një prej ankimeve të bëra nga Partia Demokratike.

Në orën 10:30 të kësaj dite, një Kolegj Civil do të shqyrtojë ankimin e bërë nga grupimi i Lulzim Bashës në PD kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës të 18 marsit 2022, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit, kuvende të thirrura nga Lulzim Basha.

Gjykata e Apelit njoftoi zyrtarisht se çështja do të shqyrtohet nga një treshe e përbërë nga gjyqtarja Irida Kacerja si relatore dhe Genti Shala e Emona Muçi anëtarë.

Ky ankim është një nga tre ankimet e grupimeve të Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit. Në 16 maj, në këtë gjykatë janë depozituar dy të tjerë nga ana e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, mbështetësit e Sali Berishës në PD.

Kërkesa e parë ankimore është kundër ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, që ligjëroi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021, të thirrur nga Sali Berisha.

Ndërsa në tjetrin, mbështetësit e Berishës kundërshtojnë vendimin që e pranoi Alibeajn si palë në përballjen e tyre gjyqësore. Këto dy ankime janë në pritje të shqyrtimit dhe ende nuk është caktuar një datë për to.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos